Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Gatuaj kek për Pashkë, me Edlirën!

Gatuaj kek për Pashkë, me Edlirën!

Këtë të diel Pashke, për të na ëmblësuar ditën, Edlira Ruzi gatoi një kek të thjeshtë, por plot shije. Ne po ndajmë recetën me ju, që ta përgatisni për familjen ose të dashurit tuaj, sot!

Përbërësit:

· 200 gram sheqer

· 200 gram miell

· 100 gram gjalpë

· 3 kokrra vezë

· 250 gram rikota, gjizë ose djathë të butë (sipas dëshirës)

· Ngë grusht me thërrime çokollate

· Pak vanilje

· 1 pako pluhur pjekjeje

Përgatitja:

Në një enë të madhe hedhim sheqerin dhe i shtojmë rikotën. I trazojmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene, dhe më pas i shtojmë gjalpin e butë. Sërish e përziejmë derisa të tre përbërësit të bëhen homogjenë. Më pas shtojmë vezët një nga një, duke i përzier. Pastaj shtojmë dhe miellin. Bashkë me miellin shtoni dhe një pako pluhur pjekjeje dhe vaniljen. Shtojmë edhe çokollatën dhe i përziejmë të gjitha derisa masa të homogjizohet. Pasi të jetë gati, masën e hedhim në tavën e kekut e cila duhet të jetë e lyer me vaj ose me gjalpë. E pjekim në furrë të parangrohur me temperaturë 170 gradë, për 40 minuta. Pasi të jetë gati, mund t’i shtoni dhe çokollatë sipër, nëse dëshironi. Ju bëftë mirë!/dritare.net