Na ndiqni edhe në

Arkiv

Kush ishte Christine Chubbuck, gazetarja që vrau veten live në televizion

Kush ishte Christine Chubbuck, gazetarja që vrau veten live në
Christine Chubbuck ishte vetëm 29 vjeç kur vrau veten në transmetim direkt. Teksa po raportonte lajmet e fundjavës, mëngjesin e 15 korrikut 1974, ajo kishte rezervuar një surprizë për shikuesit. Christine mbaroi me lajmet dhe në fund nxori nga çanta një pistoletë dhe qëlloi veten.

Christine punonte në Channel 44, një kanal i ri televiziv në Florida. Synimi i saj ishte që të shkëputej prej atij televizioni dhe të arrinte në një pozicion më të lartë. Biografët thonë se ka pasur telashe me depresionin, si dhe me punën, pasi synonte të ngrihej në karrierë dhe kjo gjë po vononte shumë.

Christine Chubbuck, dallonte nga kolegët e saj për zgjuarsinë dhe vendosmërinë e saj për të servirur gazetari të mirëfilltë dhe të vërtetë. Pavarësisht se mundohej të sillte gjëra të reja, ajo nuk e mori dot atë vend pune. Në Baltimore u caktua kolegu i saj dhe kjo i shkaktoi një tronditje të rëndë.

Jeta e Christine përfundoi në mënyrën më tragjike, duke u bërë gazetarja e parë që kreu vetëvrasje në transmetim live. Videoja ku ajo vrau veten, nuk u transmetua asnjëherë. Për jetën e saj janë bërë dy filma “Christine” dhe “Kate Plays Christine”./L.P.- Dritare.net