Kurti gati të qeverisë me Vjosa Osmanin si ministre e jashtme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, i cili pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë  në Opionin se, ekziston mundësia që me krijimin e qeverisë së re Vjosa Osmani të bëhet ministre e Jashtme apo kyetare Kuvendi.

“I takon zonjës Osmani të flasë. Ajo ka dashur që të bëhet kryeministre e Republikës së Kosovës. Tash duhet të shohim planin B. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani. Besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Ajo ka qenë kryetare e komisionit për punët e jashtme. Nëse shikoni votimet e zonjës Osmani me Serbinë përputhen me Vetëvendosje. Prandaj, kemi një shans të mirë me të. Qoftë si ministre e punëve të Jashtme, qoftë si kryeparlamentare ajo do ta kryente shumë mirë”, tha ai.

Në lidhje me shkarkimin e Hashim Thaçit si Presidnet, Kurti ka thënë se nuk i ka votat e nevojshme, ndërsa shtoi se ai ka pranuar të shkëmbejë territorin me Serbinë.

LEXO DHE :  5 llojet e partnerëve, që mund t’ju shkatërrojë jetën

Si President të ardhëm të Kosovës, për Kurtin, nuk përjashtet mundësia për kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Ne gjithmonë e kemi kërkuar shkarkimin. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që e kemi me Presidentin, tash të shohim qëndrimin e tij në raport me Serbinë. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme pasi ka pranuar të bëjë shkëmbim territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim të dhimbshëm të kufijve. Nëse marrim Preshevën dhe Bujanovcin. Unë nuk hyj në pazare me Serbinë për tokën e Kosovës. Ne nuk e konsiderojmë që shqiptarët e Preshevës nuk janë të barabartë me serbët në Veri kur dihet se në këto vise janë strukturat e Serbisë dhe shqiptarët janë autokton, kur dihet se në Veri ka edhe serbë që kanë shkuar nga Rahoveci”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.