
Vogëlushja bën histori pasi lindi nga një embrion që ishte ngrirë 27 vjet më parë
Dritare.net
Një vogëlushe ka thyer një rekord të ri me lindjen e saj, pasi ajo erdhi në jetë nga një embrion që ishte ngrirë 27 vjet më parë. Më 26 tetor, Tina dhe Benjamin Gibson, nga Tenesi, morën në krahë vajzën e tyre, Molly Everette Gibson, gati tri dekada pasi embrioni i saj ishte ngrirë, më 14 tetor 1992.
Ardhja e fëmijës së dytë të çiftit, që shënon një rekord të ri për embrionin e ngrirë më të gjatë që ka lindur ndonjëherë, sipas stafit kërkimor në Bibliotekën Mjekësore të Universitetit të Tennessee Preston, filloi me një transferim të embrionit në mitrën e Tinës më 12 shkurt.
Procedura u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Embrioneve (NEDC), e cila ndihmon familjet të kenë fëmijë përmes fekondimit in-vitro.
Megjithatë, arritja mjekësore nuk është e para për çiftin, pasi vajza e tyre e madhe, Emma Wren Gibson theu rekordin, pasi lindi në 2017-ën nga një embrion i ngrirë për 24 vjet.
Motrat, të cilat u zgjodhën nga shumë profile dhurueshin, ishin ngrirë së bashku si embrione në të njëjtën ditë në 1992-shin. Ato janë motra edhe gjenetikisht./K.C/dritare.net

















