Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Jam e zhgënjyer: Motra ime i vuri djalit emrin e ish-burrit tim!

Jam e zhgënjyer: Motra ime i vuri djalit emrin e ish-burrit tim!

Brenna, përmes një letre tregon pse ndihet e zhgënjyer nga motra dhe familja e saj.

Ky zhgënjim vjen pasi motra e saj i vendosi djalit të sapolindur emrin e ish-burrit të saj. Edhe pse ish-burri e kishte tradhtuar Brennën, familjarët kërkuan që Soren të bëhej kumbari i djalit të tyre.

Letra e plotë:

Unë u divorcova nga burri im Soren vitin e kaluar pasi ai më tradhtoi. U betova se nuk do ta shihja më fytyrën e tij. Gjithçka ndryshoi pasi lajmi që mora nga motra ime. Më tronditi. Motra ime më telefonoi dhe më tha se ka vendosur ta quajë djalin e saj Soren, pra emri i ish-burrit tim.

Unë nuk u ndjeva mirë, madje bërtita dhe i thashë: Duhet ta ndryshosh!

Do të kujtohem për ish-in tim sa herë që ta dëgjoj. Është diçka pakuptim, nuk mund ta lejoja. Por kjo histori nuk përfundon këtu. Tronditja më e madhe më ndodhi kur pashë ish-in tim në festën që motra ime organizoi për të festuar lindjen e nipit. Ish-burri im Soren ishte aty, së bashku me të fejuarën e tij të re, gruan me të cilën më tradhtoi.

Motra ime në ato momente m'u afrua dhe më tha: Mos reago, ne i kërkuam Sorenit të ishte kumbari i djali tonë.

U mërzita dhe u largova menjëherë nga festa. E di që familja ime e donte Sorenin sepse kur ishim bashkë ai i kishte ndihmuar financiarisht. Nuk e prisja kurrë që ata të mbanin anën e atij pas divorcit. Ata jo vetëm që mbajtën anën e tij por vazhdojnë ta nderojnë ende atë dhe të fejuarën e tij të re./E.P-dritare.net