Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si barazia gjinore rrit jetëgjatësinë për gratë dhe burrat!

Si barazia gjinore rrit jetëgjatësinë për gratë dhe

Ishte Elizabeth Cady Stanton ajo që deklaroi në 1848-ën: "Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë burrat dhe gratë kanë lindur të barabartë.” Që në shekullin e 19-të, gratë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë bërë fushatë për të drejta dhe mundësi të barabarta, duke bërë përparim të veçantë në 200 vitet e fundit.

Por barazia gjinore nuk u sjell dobi vetëm grave. Shoqëritë që përparojnë vazhdimisht pasi veprojnë mbi barazinë gjinore, mund të kenë një jetëgjatësi më të madhe për të gjithë.

Sipas një studimi në PLOS Global Public Health, studiuesit nga Instituti George për Shëndetin Global dhe Kolegji Imperial në Londër krahasuan barazinë gjinore në 156 vende rreth vitit 2010 e 2021 dhe ky është studimi i parë në mbarë botën që shqyrton se si mund të lidhen barazia gjinore dhe jetëgjatësia për gratë dhe burrat. Studimi zbuloi se përmirësimet në barazinë gjinore në arsim u shoqëruan me rritje të jetëgjatësisë si te femrat ashtu edhe te meshkujt, përcjell dritare.net

Si barazia gjinore rrit jetëgjatësinë për gratë dhe

Studimi krahasoi të dhënat e mbledhura nga WWF me statistikat e jetëgjatësisë nga Banka Botërore. Studiuesit zbuluan se sa më e madhe të ishte barazia gjinore, aq më e madhe ishte jetëgjatësia për të dyja gjinitë. “Globalisht, barazia më e madhe gjinore lidhet me jetëgjatësinë më të gjatë për gratë dhe burrat dhe një zgjerim i hendekut gjinor për të” thuhet në studim.


“Kjo sugjeron se investimi në arsim është parësor, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shumë vajzave u mohohet ende aksesi në arsim dhe burimet janë të kufizuara”, tha autorja kryesore e studimit Ana-Catarina Pinho-Gomes në një deklaratë për shtyp. “Edhe vendet me të ardhura të larta, ku është bërë përparim thelbësor në adresimin e pabarazive gjinore në vitet e fundit, investimi në barazinë gjinore mund të përfitojë ende jetëgjatësinë, veçanërisht për burrat. Ky studim konfirmoi atë që kishim parë tashmë për vendet në BE duke përdorur një indeks ndryshe, duke përforcuar vlefshmërinë e gjetjeve tona.”

Si barazia gjinore rrit jetëgjatësinë për gratë dhe

Bazuar në konkluzionet e studimit, ndërkohë që nga rritja e barazisë gjinore fillimisht përfitojnë gratë për sa i përket jetëgjatësisë, ajo më vonë shtrihet edhe te burrat. Statistikisht, gratë jetojnë më gjatë se burrat. Me rritjen e barazisë gjinore, rritja e jetëgjatësisë do të vijë më shpejt.

Megjithëse lufta për barazi gjinore globale nuk ka përfunduar ende, gjetjet e studimit janë një kujtesë shpresëdhënëse se të gjithë duhet të përparojnë në shoqëritë ku grave u ofrohen më shumë mundësi.

"Ndërsa vendet bëjnë përparim më të madh drejt barazisë gjinore dhe grave u jepet mundësia për të marrë pjesë më plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe sociale, e gjithë shoqëria korr shpërblimet," tha Pinho-Gomes, duke shtuar më vonë: "Të mos harrojmë se provat tregojnë se rritja e përfaqësimit të grave në shumë sektorë kontribuon në shoqëri më të pasura dhe, si rrjedhojë, më të shëndetshme.”/K.C/dritare.net