Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit dhe Dumës!

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

“Gratë, ashtu si ëndrrat, nuk janë kurrë ashtu siç ti do doje të ishin...” shkruan kryetarja e partisë Levizja Për Ndryshim, Jozefina Topalli poshtë një fotoje të saj në Instagram. Edhe zonja Topalli nuk është ashtu siç shumë do donin që ajo të ishte. E patrembur dhe luftarake, ajo ka qënë një kundërshtare e fortë për shumë burra të të dyja anëve në politikë. Në profilin e Jozefina Topallit në Instagram do të gjeni shumë postime me pamje nga liqeni,deti. Mbase ish-Kryetarja e Kuvendit gjen në ujrat e kripur dhe të ëmbël pasqyrimin e forcës së saj. Zonja Topalli, figura historike e krahut të djathtë nuk para poston shpesh por shprehje,foto të udhëtimeve, foto të fëmijëve, foto nostalgjike dhe së fundmi postime në mbështetje të partisë që ajo ka krijuar mbizotërojnë në Instagramin e saj.

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

Ndërkohë nga ana tjetër Nënkryetarja aktuale e Grupit Parlamentar Socialist, Elisa Spiropali është shumë herë më aktive në rrjetet sociale. Në Instagramin e gruas më me influencë që ka pasur ndonjëherë Partia Socialiste do të gjeni shumë foto të zonjës Spiropali duke takuar persona me pozitë apo dhe njerëz të thjeshtë. Brenda ditës Elisa Spiropali ka bërë disa postime nga vizita e saj në Bathore. Disa foto janë nga ‘’një kafe me gratë dhe vajzat e mrekullueshme te Bathores’’, siç shprehet zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Disa foto të tjera janë nga vizita e saj në një dyqan punëdore në Bathore e disa të tjera nga një vizitë e saj në një dyqan ëmbëlsirash. Si duket ka dashur të ëmbëlsohet pak sepse lufta politike brenda dhe jashtë llojit nuk është e lehtë.

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

Monika Kryemadhi është kryetarja e vetme femër e një partie të madhe në vendin tonë, e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë përgjegjësi kaq të madhe mbi shpinë dhe me sytë e gjithë popullit të drejtuar nga ajo, zonja Kryemadhi nuk ka kohë për të humbur. Edhe në Instagram Zonja e Parë e Shqipërisë bën postime të njëpasnjëshme të planit elektoral të LSI. Ajo është shfaqur shpesh herë në media këto kohë dhe nuk ngurron t’u bëjë vazhdimisht thirrje miqve të saj në Instagram që ta ndjekin nëpër daljet televizive. Monika ashtu si Elisa i përdor rrjetet sociale për t’u komunikuar ndjekësve idetë e saj politike në këtë periudhe intensive fushate.

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

Mbrapa tyre nuk ngelet as Rudina Hajdari. Edhe pse nuk është në ndonjë rol në krye, ajo përsëri vazhdon të takojë shumë qytetarë nga qarku i Elbasanit dhe të mikpresë anëtarë të rinj në skuadrën e saj të Nismës Thurje. Ajo thotë se ka takuar me qindra qytetarë nga qarku ku po kandidon si deputete dhe duke gjykuar nga postimet në Instagram ajo ngjan mjaft e qeshur dhe e kënaqur nga fushata dhe takimet që po zhvillon atje. Rudina është shprehur kështu në një postim: ‘’Kur vendosa të kandidoja në Elbasan me Nismën Thurje nuk e mendoja kurrë se do gjeja kaq shumë mirësi, mikëpritje e mbështetje.’’

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

E fundit por jo nga rëndësia, është dhe Grida Duma, një tjetër grua që po lufton në fushën politike shqiptare të mbizotëruar nga burrat. Deputetja dhe Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është më e ndjekura nga zonjat e politikës, ndoshta sepse është e vetmja që po zhvillon një fushatë në një formë komplet ndryshe. Grida nuk para bën takime me qytetarët por jep shpesh herë fjalime frymëzuese në salla të vogla me grupe të rinjsh apo në emisione televizive. Këto fjalime jo rrallë bëhen virale në internet duke u shpërndarë nga dhjetëra qindra njerëz. ‘’Mos humb kohë të fajësosh ata që të ndalojnë apo të frenojnë. Mundet ndonjëherë e bëjnë edhe për të të mbrojtur. Më mirë se ti vetë askush nuk di se çfarë do jesh nesër. Do bëhesh nesër siç e sheh veten sot në mendjen tënde. Rrite mendimin për veten!’’ shkruan Grida në një postim të sajin, bashkëngjitur me një video nga një dalje e saj televizive. E kuruar deri në detaje dhe e gatshme të inspirojë një gjeneratë të tërë për të ecur përpara, ish-kandidatja për Bashkinë Durrës dallon nga të tjerët dhe të tjerat për mënyrën e veçantë të transmetimit të mesazhit politik.

Një xhiro në Instagramin e Topallit, Spiropalit, Kryemadhit, Hajdarit

Bota politike është një vend i vështirë për gratë, në Shqipëri kjo vihet re edhe më shumë. Por asgjë nuk i ka ndalur këto gra të bëjnë përpara. Nëse ka diçka që mund të mësojmë nga ato është se me dëshirë dhe me vullnet mund të arrihet çdo gjë. Mjafton t’i hidhni një sy Instagramit të këtyre zonjave. A pushojnë ndonjëherë Shotat tona?/S.F-dritare.net