
Nëse nuk doni të përfundoni trokë nga pushimet, mos i bëni këto 7 gabime!
Dritare.net
Pushimet mund ta boshatisin lehtësisht portofolin e një turisti. Të gjithë e dimë se për të kursyer para për një biletë avioni është më mirë ta blini disa muaj para. Por ka disa gabime që ju nuk duhet t’i bëni nëse nuk doni që ta çoni në zero portofolin tuaj.
Gabimi i parë: Mosinformimi i bankës suaj për udhëtimin.
Shumica e turistëve nuk marrin parasysh se duhet të informojnë bankën për udhëtimin e tyre të ardhshëm. Ky është një gabim i madh, sepse banka mund ta bllokojë kartën pasi keni bërë një pagesë nga jashtë dhe mund ta marrë si mashtrim. Në mënyrë që mos ju prishen pushimet, tregojini bankës për udhëtimin tuaj.
Gabimi i dytë: Mossqarimi i detajeve të rezervimit.
Nëse shihni një dhomë hoteli të lirë, sigurohuni që çmimi që shihni është totali. Ndonjëherë kostoja e plotë mund të përfshijë gjithashtu taksa, tarifa në internet dhe një tarifë shërbimi. Gjithashtu, mund të ketë një kusht që thotë se mysafirët duhet ta pastrojnë dhomën vetë para se të largohen ose të paguajnë një tarifë shtesë për këtë shërbim. Për të shmangur një pagesë shtesë, sigurohuni që të sqaroni me administratorin nëse do të keni ndonjë shpenzim tjetër gjatë qëndrimit në hotelin e tyre.
Gabimi i tretë: Kur nuk mësoni për ndalimet dhe rregullat e vendit
Shumica e problemeve financiare jashtë vendit janë për faktin se turistët nuk lexojnë ligjet dhe nuk mësojnë për rregullat që zbatohen për vendin e caktuar që po vizitojnë. Për shembull, në Venecia, është e ndaluar të hash ose pish në vende të caktuara. Mund ta bëni vetëm në zona të veçanta. Gjithashtu, do të gjobiteni në aeroportin e Sri Lankës nëse merrni mango ose ananas me vete në valixhe. Bëni një kërkim të vogël para se të niseni dhe mësoni për ndalesat dhe rregullat.
Gabimi i katërt: Pagesa për ujë në restorantet franceze
E drejta për ujë të pijshëm falas është e shkruar me ligj në Francë. Nëse porosisni një meze të lehtë, por nuk doni të shpenzoni para për pije, tregojini kamerierit frazën e mëposhtme: "Сarafe d’eau, s’il vous plaît.". Një shënim i rëndësishëm: Ju duhet ta thoni këtë frazë në frëngjisht. Nëse i afroheni kamerierit me këtë frazë në anglisht, ata do t'ju sjellin një shishe me ujë mineral që do të duhet të paguani, informon dritare.net
Gabimi i pestë: Pagesa e tepërt për ujë në restorantet në Dubai
Jo vetëm në Francë, por këto mashtrime ekzistojnë edhe në vende të tjera. Kur porosisni ujë në restorante në Dubai, sigurohuni që të informoni kamerierin se cilin ujë dëshironi, lokal apo të importuar. Nëse nuk e bëni këtë, ata do t'ju sjellin një gotë me ujë të shtrenjtë Evian, në vend të Masafi më të lirë.
Gabimi i gjashtë: Harroni taksën e turistëve në Mal të Zi
Një pushues duhet të regjistrohet në agjencinë turistike ose në stacionin policor në vendin ku ata qëndrojnë brenda 24 orëve nga hyrja në vend. Të gjitha dokumentet janë përgjegjësi e agjencisë së udhëtimit, shërbimet e së cilës po përdorni. Nëse jeni një udhëtar i pavarur, pronarët e apartamentit që keni rezervuar mund të harrojnë t’ju regjistrojnë. Në këtë rast, do t'ju jepet një penallti në aeroport.
Në mënyrë që të regjistroheni, pyesni pronarin e apartamentit të rezervuar të shkruajë emrin dhe adresën e tyre në një copë letër, dhe pastaj ta çojë këtë informacion dhe pasaportën tuaj në stacionin më të afërt të policisë.
Gabimi i shtatë: Pagesa e tepërt për një lundrim në lumin Danub
Një lundrim në Danub është mundësia e përsosur për të parë panoramën magjike të Budapestit. Por nuk do të duhet të paguash 15 dollarë për të, sepse ka tragete në kryeqytetin e Hungarisë. Trageti konsiderohet transport publik./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















