
Viti i fundi i një dekade (19, 29, 39, 49..) shihet si vit i ri në jetët e personave, ku ata kërkojnë opsione të reja dhe emocione të freskëta.
Një anketim me 1,000 njerëz nga IllicitEncounters ka regjistruar modelet e tradhtisë, cila është mosha më e zakonshme për të tradhtuar dhe përse. Hulumtimet e reja kanë zbuluar se “mosha më e rrezikshme e tradhtisë” është 39.
33 për qind e njerëzve kishin tradhtuar kur kishin qenë 39 vjeç, përderisa mosha 29 vjeçe kishte zënë vendin e dytë sa i përket “rrezikshmërisë së tradhtisë” me një përqindje prej 23. Shumica e të anketuarve, 76 për qind thanë se kishin tradhtuar për shkak të mungesës së emocioneve apo eksitimit nën çarçafë, përderisa gjysma e të anketuarve kishin deklaruar se ndiheshin të mërzitur me partnerët aktualë.
Christian Grant nga Illicitencounters thotë: “Keni kujdes nga numri 9 është mosha më e rrezikshme sa i përket aferave jashtëmartesore”.
“Kjo aplikohet te meshkujt dhe te femrat. Të dyja gjinitë kërkojnë afera kur janë në pragun e hyrjes në një dekadë të re. Ndërsa, disa hulumtime tjera tonat tregojnë se disa persona tradhtojnë për të marrë vëmendjen e partnerëve aktualë.”/K.C/dritare.net

















