Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Beti Njuma: Ky është fshati ku u xhirua “Kumbari”!

Beti Njuma: Ky është fshati ku u xhirua “Kumbari”!

Nga Beti Njuma

BAR VITELLI ose një nga vendet e shenjta për adhuruesit e kinematografisë dhe sagës së Kumbarit. Ky lokal i vogël në Savoca të Siçilisë, fshat mes Mesinës dhe Taorminës u bë i famshëm në vitin 1972 kur regjisori Francis Ford Coppola e zgjodhi si vend xhirimi për filmin “The Godfather 1”.

Është tryeza ku Michael Corleone (Al Pacino) i kërkon babait të Apollonias dorën e të bijës për nuse. Fshati që ndodhet në 400 metra lartësi është thuajse i braktisur nga banorët, por në këto 50 vite asnjëherë nga turistët e shumtë që duan të përjetojnë skenën ikonike të filmit që për shkak të gjobës që i vendosën bosët mafiozë regjisorit nuk u xhirua në Corleone, por në këtë fshat dikur të humbur shumë orë larg.

Siç mund të shihet edhe nga fotot shumë nga objektet e përdorura në film mund të gjenden në minimuzeumin e brendshëm të barit.

Bashkë me to edhe një monument për regjisorin Francis F. Coppola që prej gjysmë shekulli i jep dritë fshatit Savoca./dritare.net