Kur masa e arrestit humbet rëndësinë sipas ligjit!
Dritare.net
Xhulia Aliaj, nje vajze e re, studente ne Universitetin e Durresit, eshte vene ne pranga nga strukturat e policise, per shkak te nje statusi nxjerre ne Facebook-un e saj.
Dyshuar për kryerjen e veprës penale “përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, Xhulia Aliaj, kalon tashme oret e tmerrit e pasigurise ne qelite e ftohta te Drejtorise Vendore te Policise.
Arresti sipas ligjit vendoset veç per veprat penale qe konsiderohen krim, nje mase ekstreme kjo e cila aplikohet gjithashtu kur personi shfaq rrezikshmeri shoqerore apo kur provat mund te prishen paskesaj.
Ne kete rast nuk plotesohen asnje nga keto kushte, ndersa kjo masë nuk justifikon kurrsesi rëndësine e faktit sipas ligjit.
Kujt i shërben ky terror i panevojshëm e i pajustifikueshëm?
Kush e shlyen dëmin ndërsa mediat lançojnë lajme të ndryshme kundra saj përgjatë gjithë ditës, të cilat cënojnë përveçse lirinë dhe personalitetin e nderin e saj.
Qelitë e ftohta e pa jetë presin të tjerë mysafirë aty, por kurrsesi një vajzë te re e cila është përpjekur të mbijetojë me forcë ore pas ore ne kete panik te pazakonte prej shume ditesh.
Xhulia Aliaj nuk mund të trajtohet si vrasëse a kriminele, ndërsa minimalisht duhet të hetohet në gjendje të lirë paskësaj!/dritare.net