
Kur dhe pse bien tërmetet në Shqipëri, një histori e aktivitetit sizmik në vendin tonë
Dritare.net

Por dritare.net sjell detaje të tërmeteve ndër vite të rënë në vendin tonë.
Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës
Çdo tërmet përbëhet nga lëkundje të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës.
Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve.
Por vendi ynë rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik.
Nga ana tjetër Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.
Shqipëria ka rrjete sizmike për të kontrolluar tërmetet në disa qytete të vendit.
Në vitin 1976 ka përfunduar rrjeti sizmik i Shqipërisë, që përmbante 13 stacione dhe nga ku mund të bëheshin vëzhgime korrekte për situacionin e tërmeteve në vend. Tani stacionet e ndryshme, të cilat janë të përqendruara në Shkodër, Tepelenë, Peshkopi, Korçë, Tiranë etj., bëjnë të mundur sjelljen, në kohën e duhur në Tiranë, në një qendër regjistrimi në Institutin e Sizmikës, të lëkundjeve të ndryshme të territorit shqiptar.
Ndërkohë ekziston sistemi satelitor, që e ka ngritur edhe më shumë këtë cilësi shërbimi. 12 stacionet që janë në rrjet janë Saranda, Vlora, Tepelena, Korça, Tirana, Qafë Shtama, Laç, Shkodra, Puka dhe Bajram Curri. Gjashtë stacione kanë rrjet digjital dhe janë stacionet e Shkodrës, Laçit, Tiranës, Peshkopisë, Tepelenës dhe Korçës.
Disa nga tërmetet më të fuqishme në shekullin XIX sipas një studimi të Betim Muços kanë rënë në:
Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.
Berat më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtarë të vrarë në Kala.
Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.
Himarë më 14 qershor 1895.
Gjatë shekullit XX janë regjistruar këto tërmete të fuqishme:
Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur
Ohër më 18 shkurt 1911.
Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.
Durrës, më 17 dhjetor 1926, lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.
Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.
Korçë, me 28 janar 1931.
Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur,
Lushnjë-Fier-Rrogozhinë-Peqin-Berat më 1 shtator 1959.
Korçë më 26 maj 1960, ku u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.
Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2 700 shtëpi.
Fier, më 18 mars 1962, ku u vranë 5 veta e u plagosën 77 të tjerë dhe u shkatërruan 2700 shtëpi.
Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.
Shkodër-Librazhd, më 3 nëntor 1968
Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.
Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.
Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi
Fushë-Bardhë-Gjirokastër më 26 mars 1990./ I.M-Dritare.net

















