Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes, kjo javë do të jetë përvëluese!

Kujdes, kjo javë do të jetë përvëluese!

Kjo javë do të nisë me temperatura të larta, të cilat do të jenë të tilla deri të premten.

Sipas Meteorologëve, temperaturat gjatë gjithë javës pritet që të jenë të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë celsius, për të kapur vlerat maksimale të mërkurën ku në disa zona do të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Shkak për këto temperatura të larta, pritet të jetë një valë e nxehtë e cila vjen nga Afrika, ndërsa do të përfshijë të gjithë Evropën Qendrore dhe vendet skandinave.

Gjatë gjithë javës nuk parashikohet reshje në asnjë zonë të territorit të vendit tonë./ I.M-Dritare.net