Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuçova baza e NATO-s, Rama tregon rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura

Kuçova baza e NATO-s, Rama tregon rritjen e buxhetit për Forcat e
Së bashku me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar buxhetin për vitin 2019, për Forcat e Armatosura. Rama tha se,  investimet në forcat e Armatosura shkojnë mbi 50 milionë euro dhe sipas tij ky investim do të hapë më shumë vende pune dhe do të zhvillojë më shumë ekonominë e zonës.

"Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019, arrin në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dollarë, përbën një rritje në më shumë se 10% të krahasuar me këtë vit. Mund të themi më në fund se pas shumë e shumë vitesh, lënie në hije nga vlerësimi financiar, jo vetëm që do të bëjmë një rritje, por më shumë se kaq do bëjmë një rritje të konsiderueshme. Është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura, por është një rritje e stër merituar. Ndoshta nuk janë në sytë e publikut çdo ditë, por në sytë e aleancës në misionet që kanë marrë pjesë na kanë bërë krenar. Jam i bindur se ju meritoni më shumë se sa buxheti jonë që kemi rritur për vitin që vjen.',- tha Rama./K.C/dritare.net