
Kryemadhi: Ja pse Vuçiç lobon në favor Edi Ramës, ortakut të tij të planit për ndarjen e Kosovës!
Dritare.net

“Jo këtu vijmë përpara një analize që për hir të së vërtetës, ndoshta për shkak të mos artikulimit të shpeshtë që ne bëjmë, t gjithë flasin për djegien e mandateve që një nga frikat që kanë ndërkombëtarët është çështja e precedentit të djegies së mandateve. Sa herë që e kemi diskutuar me miq, partnerë apo edhe analistë politikë ndërkombëtarë sigurisht që precedenti i djegies së mandateve është një precedent që mund të kthehet zinxhir në rajon dhe një nga arsyet që Vuçiçi po i jep suportin më të madh sot Edi Ramës, sepse ndoshta ku kompleksi i të folurit hapur me qytetarët na ka bërë që të jemi këtu ku jemi sot, një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve në favor të Edi Ramës është Vuçiçi që e bën me institucionet ndërkombëtare, sepse nuk e artikulon publikisht por nëpërmjet lobimit dhe mesazheve që ai komunikon me faktorë ndërkombëtarë duke thënë që nëse do të njihet djegia e mandateve të opozitës shqiptare atëherë ky sistem zinxhir do të vazhdojë në Serbi, në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni e kështu më radhë.” –tha Kryemadhi./ I.M-Dritare.net

















