Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset efektivi i Shqiponjave
Wednesday 20 September 2023, 19:07
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Ndërsa Policia e Shtetit vijonte kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A.
Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit./K.C/dritare.net