Na ndiqni edhe në

Kronikë

Sherri kishte nisur 6 vite më parë, flasin fëmijët e Klodianës. Ja kërcënimet që merrte nga babai!

Sherri kishte nisur 6 vite më parë, flasin fëmijët e

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shqiptare në Itali, Klodiana Vefës nga bashkëshorti i saj, Alfredi i cili po ashtu i dha fund jetës pas krimit.

Pas krimit, fëmijët e viktimave të cilët janë të tronditur nga ajo çfarë i ndodhi prindërve të tyre kanë treguar se sherri mes Alfredit dhe Klodianës kanë nisur gjashtë vite më parë, pasi kjo e fundit i tha ish-bashkëshortit të saj se nuk do të qëndronte më me të dhe se do të ndahej.

Sipas Corriere, Klodiana i kishte dhënë fund zyrtarisht martesës me ish-bashkëshortin dhe se kishte filluar një tjetër lidhje, ndërsa divorci i tyre nuk ishte regjistruar kurrë zyrtarisht në Itali. Po ashtu një shoqe e viktimës, ka treguar se Klodiana jetonte me frikën se ish-bashkëshorti i saj do të merrte hak në lidhje lidhjen e saj të re, pasi ai e kërcënonte me mesazhe.

“Ishin bashkë për të mirën e fëmijëve të tyre. Unë e sugjerova disa herë të ndahej. Ajo nuk raportoi kurrë, e toleroi situatën por ai ishte hija e tij. Ajo më tha se i dërgoi mesazhe por unë nuk i lexova. Më tha se dyshonte se herët a vonë do ta vriste bashkë me burrin tjetër. Ajo dinte për armën dhe tha se plani i tij ishte t'i vriste të dy”, ka treguar e afërmja e Klodianës.

Megjithatë, Klodiana asnjëherë nuk kishte denoncuar në polici mbi kërcënimet dhe se nuk ka asnjë dokument që vërteton konfliktin. Pritet që në orët në vijim të bëhet autopsia dhe do të hapet celulari i viktimës./M.K-dritare.net