
Sulmoi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, SPAK mbyll hetimet për autorin!
E Mërkurë 15 Nëntor 2023, 11:11
Dritare.net

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e Orges Xhelili, pasi qëlloi me thikë në vitin 2022, kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi.
Xhelili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje". Kujtojmë se si pasojë e plagosjes, kryebashkiaku mbeti i lënduar rëndë. Po ashtu autori qëlloi edhe shoferin e kryebashkiakut, Gazmend Bullarin i cili ndërhyri për të parandaluar sulmin.
Kryebashkiaku u godit pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës. Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi Xhelili u pushua nga nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtore poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf./M.K-dritare.net

















