
U rrëzua nga skela duke punuar në Gjermani, humb jetën pas 10 ditësh i riu shqiptar!
E Enjte 9 Nëntor 2023, 13:01
Dritare.net

Ka ndërruar jetë pas 10 ditësh, një tjetër shqiptar i cili u aksidentuar në kantierin e ndërtimit në Gjermani. Mësohet se ka humbur jetën 33-vjeçari, Alfred Visha pasi u plagos rëndë disa ditë më parë në kantierin e Hamburgut. Lajmi është konfirmuar nga daja i tij, Luan Cemenja.
Shqiptari që humbi jetën është babai i tre fëmijëve. Kujtojmë se në ngjarjen e rëndë kanë humbur edhe 4 shqiptarë të tjerë.
Katër shqiptarë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa Alfred Visha u plagos rëndë dhe ndodhej në spital në gjendje kritike. Por sot ka ndërruar jetë pasi nuk u mbijetoi dot plagëve./M.K-dritare.net

















