
Përplasja e trenave/ Ministrja Xhaçka: Kush janë 6 shqiptarët që humbën jetën!
E Diel 5 Mars 2023, 19:07
Dritare.net
Ka shkuar në 6 numri i shqiptarëve që humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i trenave në Greqi. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë publik, emrat e 6 personave që humbën jetën në këtë aksident të cilët janë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.
Për të nderuar viktimat e tragjedisë në shtetin fqinj, e diela e 5 e marsit u shpall ditë zie kombëtare në vendin tonë. Flamuri u ul në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore të vendit./K.C/dritare.net

















