
Përplasja e trenit në Larisa/ Çiftet u ndanë nga vdekja, lamtumira e fundit e partnerëve!
Dritare.net
Dhjetëra familje vajtojnë të dashurit e tyre, shumica prej tyre të rinj, të cilët humbën jetën nga përplasja vdekjeprurëse e trenit në Larisa. Dhimbja është e papërshkrueshme, prindërit që asgjë nuk i ngushëllon para arkivolit të fëmijëve të tyre. Por në këtë ekuacion të trishtuar janë edhe partnerët e jetës, të cilët humbën papritur njerëzit që besonin se do ta kalonin pjesën tjetër të jetës. Ata që humbën mbështetjen, deshën t'u thonë lamtumirën me mesazhe që të thyejnë zemrën në rrjetet sociale.
Athina Katsara, grua dhe nënë- 34 vjeçe
Athena Katsara nga Katerini ishte në tren me bashkëshortin e saj. Pak para përplasjes çifti nuk ishte bashkë, pasi burri i saj ndodhej në tualetin e vagonit. Ajo humbi jetën, bashkëshorti i saj po trajtohet në spitalin e Larisës. Të dy prindër të një fëmije dy vjeç.
Dimitris Massalis 32 vjeç, inxhinier mekanik
Dimitris Massalis ishte drejtuesi i trenit Intercity 62 i cili humbi jetën menjëherë nga përplasja e dhunshme në Tempi. Partnerja e tij, Katerina nuk mund ta besojë që partneri i jetës së saj “u nda nga jeta” kaq shpejt. "Ti do jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shume. I dashur burri im, partneri im, miku im më i mire. Udhëtim të mbarë Dimitrakis...", ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit ndërsa poston një foto të tyre duke u përqafuar.
Anastasia Adamidou, 24 vjeç, studente
“Në udhëtimin tënd më të rëndësishëm nuk më more me vete!”, shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia Adamidou, e cila humbi jetën nga përplasja fatale. E reja që ndodhej në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëve, ka mbaruar së fundmi shkollën stomatologjike në Universitetin Aristoteli të Selanikut dhe ka vazhduar studimet për masterin.
“Kemi shkuar bashkë në shumë udhëtime dhe tek më i rëndësishmi nuk më more me vete, më le vetëm dhe nuk di çfarë të bëj më. Kishim aq shumë ëndrra, sa i kishim thënë njëri-tjetrit, do jemi bashkë përgjithmonë dhe unë tani mbeta vetëm për ne të dy, për të vërtetuar që e kishim menduar perfekt dhe kur të të shoh përsëri të të them qe ia arritëm, të të kthej puthjen që të dhashë dhe “te dua”-n qe të thashë ty kur të lashë në vagon. Shpresoj të të kem bërë të lumtur. Shpresoj të jesh mirë kudo që të jesh dhe ne një moment të vish te ma thuash qe të mos merakosesh sepse nuk me takon me të të bej te lumtur e te kujdesem siç kam bërë gjithmonë. Mirupafshim zemra ime! Unë të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë. Të dua përgjithmonë!”, shkroi partneri i Anastasias.
Nikos Nalbantis, 28 vjeç, shofer treni
Shoferi 28-vjeçar, Nikos Nalbantis ndodhej brenda trenit të pasagjerëve. Partnerja e tij, Sonia, ndan një foto nga një festë. Ironi tragjike, torta që mban në duar është në formën e një treni. "O shpirti im, unë jam duke pritur që të kthehesh këtu. Për t'i bërë ëndrrat tona realitet. Unë jam këtu duke pritur... Më ruaj nga atje lart! TË DUA PËRGJITHMONË."
Vagia Bleka
Infermierja 42-vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve që jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, kishte rezervuar një biletë për të marrë aeroplanin nga Selaniku në SHBA, për të takuar bashkëshortin. 42-vjeçarja ishte në vagonin e dytë të trenit dhe ishte në mesin e 36 trupave të parë të identifikuar. Infermierja Vagia Bleka-Karakosta ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë 19 vjeçe dhe djali 15 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo do të kalonte tre javë me bashkëshortin e saj, ushtar i Forcave Ajrore, i cili kishte qenë vazhdimisht atje në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Prindërit e 42-vjeçares kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që kanë marrë vesh ngjarjen tragjike. Dhimbje e padurueshme për ta dhe vëllain, bashkëshortin e ardhur për varrimin e saj, si dhe dy fëmijët që humbën nënën krejt papritur./K.C/dritare.net

















