
Vdekja e shqiptarëve në Greqi, flamuri kombëtar në gjysmështizë!
E Diel 5 Mars 2023, 09:09
Dritare.net
Përplasja e dy trenave pak ditë më parë në Greqi shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Në këtë aksident tragjik humbën jetën edhe katër shqiptarë, ndërsa në nder të tyre flamuri kuq e zi është ulur gjysmështizë para kryeministrisë.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka ndarë një foto në rrjetin social “Facebook”./M.T/dritare.net

















