Na ndiqni edhe në

Kronikë

63-vjeçari pi fotoksinë para SPAK-ut

63-vjeçari pi fotoksinë para SPAK-ut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dyerve të SPAK-ut. Një 63-vjeçar ka pirë fostoksinë. Pal Trashaj është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12;00. Ai u ka thënë disa gazetarëve: "Kam pirë fotoksinë!"

Gazetarët i kanë kërkuar me insistim letrën mbështjellëse, ambalazhin e barnit të pretenduar dhe qytetari nuk e ka dhënë. Një nga gazetarët ka telefonuar policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur para dyerve të SPAK-ut. Zotëria dukej i prekur, kishte shenja të diçkaje në buzë, por nuk mund të përcaktoje çfarë.

"Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish-ministra e deputetë dhe këta të SPAK-ut ma kthyen, nuk pranojnë të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumente që do t'ua lë mjekëve para se të vdes.", tha Trashaj për gazetarët./K.C/dritare.net