
Kriza politike/ Monika Kryemadhi: Ja mënyra që i jep fund këtij debati shterpë!
Dritare.net

Kryemadhi tha më tej se, zgjedhjet janë i vetmi instrument që i jep fund krizës politike.
“E vetmja mënyrë për më mbyllur këtë debat shterpë njëherë e mirë janë zgjedhjet, sepse njerëzit do të kenë mundësi për t’u shprehur. Ne duhet të mendojmë tani se si do të zgjidhim situatën politike, po vazhduam kështu, Shqipëria rrezikon të përfundojë në kolaps politik. Këtu nuk paguan qeveria, por janë shqiptarët që do të paguajnë janë qytetarët shqiptarë. Opozita në ftesën e konferencës që u organizua nga Kuvendi dhe OSBE, paraqiti pesë pikat e saj shumë të qarta. E para, kjo përpjekje njëherë erdhi nga opozita dhe jo nga mazhoranca. Ajo që ne kemi propozuar është shumë e qartë, ndërsa pala tjetër ka qenë refraktare”-tha Kryemadhi./K.C/dritare.net

















