Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krijoni një dekor fantastik me fruta dhe perime në tryezë

Krijoni një dekor fantastik me fruta dhe perime në tryezë
Me frutat dhe perimet mund të bëjmë dekore origjinale për çdo rast, nga një darkë e thjeshtë romantike në një darkë luksoze.

A keni menduar ndonjëherë se frutat dhe perimet mund të përdoren jo vetëm për të përgatitur vaktet, por edhe për të dekoruar tryezën në një mënyrë origjinale?

wp-image-370267" src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/720293062de7e42030717aa4ddd12016.png" alt="" width="380" height="376" />

Ka kaq shumë krijime të mundshme për të bërë me fruta dhe perime.

Është shume bukur të krijosh kompozime me perime dhe lule, ose fruta, perime dhe bimë.

Që krijimet të jene edhe më të bukura, frutat  dhe perimet duhet të jenë të freskëta, ndërkohë që nëse zgjedhim ato që janë të sezonit edhe më mirë, pasi krijohet edhe një aromë e këndshme.

Në pranverë për të dekoruar tryezën mund të përdorim, asparag, karota, qershi, kumbulla, barishte, karçof.

Në verë, ju mund të zgjidhni shalqi, kajsi, qershi, avokado, luleshtrydhe të egra, bajame, por edhe speca, lule kungull të njomë dhe domate qershi.

Në vjeshtë fiq, kunguj, rrush, shegë dhe gjethe rrushi .

Në dimër ju mund të zgjidhni limon, portokall, lulelakër, mandarina, çikore, zarzavate rrepë, mollë dhe kopër.

Dritare. net sjell më poshtë për ju disa sugjerime në foto. V.D/Dritare.net.