Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Stoltenberg pas takimit me Vuçiçin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

Stoltenberg pas takimit me Vuçiçin: Dy palët të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna, raportoi REL-i.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ne besojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.Sipas tij, Beogradi beson që, "veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës", janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.


Takimi mes Stoltenbergut dhe Vuçiçit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.Takim trepalësh nuk ka pasur.
Gjatë ditës, Lajçak është thënë të jetë takuar edhe me Vuçiqin.Situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur janë raportuar nga të dyja anët.