Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti: Thaçi më tha hiqe taksën dhe shkojmë bashkë në Washington

Albin Kurti: Thaçi më tha hiqe taksën dhe shkojmë

Sot në Kosovë po mbahet seanca për rrëzimi ne qeverisë së Albin Kurtit me mocion nga partneri qeverisës, LDK.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë ta hiqte taksën dhe të shkojnë bashkë në Washigton, për marrëveshjen me Serbinë.

“Nuk ka të bëjw as me ministrin as trupat e ShBA-ve, por për marrëveshjen e gatshmë për shkëmbim territorial mes Kosovës me Serbinë, ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e Qeverisë se nuk bëhet, ka marrë fund kjo punë, provoi ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pse nuk e shpalli, nuk ka marrëveshje as në shpi të bardhë, as të gjelbër as të kuqe, prandaj motori është të largohet Qeveria e të hapet rruga shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Dy orë e takova Presidentin e nuk u morëm vesh pasi tri herë ma përsëriti heqë taksën shkojmë bashkë në Uashington e e bëjmë marrëveshjen, shkojmë bashkë e heqim qafe Serbinë, nuk është ideja me heq tarifën për me fillu negociatat”, tha Kurti.

/E.B-dritare.net/