
Kosova në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sot shpërndahet kuvendi
E Enjte 22 Gusht 2019, 10:10
Dritare.net

Sot, pritet që të shpërndahet Kuvendi, dhe Presidenti të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.
Shpërndarja e kuvendit pritet të ndodhë, pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi është ftuar nga Gjykata Speciale, e cila heton krimet e luftës.
Prej vitit 2001 nga 6 qeveri dhe 8 mandate, asnjë kryeministër nuk ka arritur të përfundojë mandatin e tij./ I.M-Dritare.net

















