Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Korrupsioni, oferta më e madhe turistike e Shqipërisë

Korrupsioni, oferta më e madhe turistike e Shqipërisë
Nga Luna Ruvina

E bindur për potencialin e fuqishëm që vendi im ka për turizëm, më shkon shpesh ndër mend të hap një agjenci timen turistike. Duke kërkuar për ide novatore që të tjerë, më të zgjuar se unë, mund t’i kenë vënë në jetë me kohë, hasa ‘turet korruptive”, një koncept i futur në turizëm së fundmi në Republikën Çeke. Turistëve u ofrohet një vizitë në ‘kryeveprat e korrupsionit’, objekte të ndryshme si rrugë, spitale, shkolla, blloqe vilash ngritur nga rrogëtarë shteti dhe lagje modeste njerëzish me jo më pak të ardhura. Më ngjiti menjëherë. Po kur vjen puna te korrupsioni, janë vetëm 82 vende nga 176 gjithsej që na e kalojnë. Kështu thotë të paktën indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për vitin 2016.

Po ka edhe një tjetër arsye që më shtyn ta ndërmarr këtë iniciativë. Shpesh lodhem nga përgjigja “E çfarë pastaj?” që marr sa herë që ankohem për mënyrën se si shkojnë gjërat këtu. “Epo ata që do të vijnë në këto ture me siguri do të më kuptojnë dhe do t’u vijë keq”, më thotë një zë në kokë. “E po pastaj? A ndryshon gjë kjo?”, më thotë një zë i dytë. “Po ku i dihet”, thotë i treti. E kështu ziejnë këto biseda në kokën time të vogël shqiptare e ma merr mendja se biseda të ngjashme ose të ndryshme zhvillohen në çdo kokë shqiptari, të madhe e të vogël. Janë kaq të shumtë këta zëra, saqë nuk e di njeriu nëse po dëgjon të duhurin. Dhe e sheh këtë të reflektuar në një lloj konfuzioni në tranzicion. Ai ndryshon formë, por është prapë aty, i transformuar në lloj-lloj mënyrash nga më novatoret.

E ka kaq shumë gjëra në vendin tim jo vetëm për t’u parë, por edhe për të reflektuar. Dhe vë bast që është pikërisht ajo çka kërkon turisti i sotëm në të ashtuquajturin ‘turizëm i të përjetuarit’, të shohë, të ndiejë, të ndërveprojë e të reflektojë. E megjithatë, do të ketë prapëseprapë gjëra që askush nuk ka për t’i kuptuar ndonjëherë. Në fakt, Shqipëria ishte edhe ajo që bëri edhe Krish Kandiah-n, një misionar evangjelist, aktualisht drejtor i kishave misionare në Londër, dikur pedagog për teologjinë, pastor i një kishe në Londër dhe misionar në Shqipëri, të shkruajë një libër të tërë për paradokset. Të përjetuarit e Shqipërisë i jep çdo të huaji një këndvështrim të ri për jetën e vet, i bën ta vlerësojnë më shumë çka kanë dhe i nxit shpesh të kthehen për më shumë./dritare.net

***

Corruption, Albania's biggest tourist offer

By Luna Ruvina

Being convinced of the strong potential my country has for tourism, I often thought about starting my own tourism agency. Looking for innovative ideas that smarter people than me have already tried in practice, I came across corruption tours, a concept introduced recently in the Czech Republic. Tourists are offered a tour of the ‘masterpieces of corruption’, including roads, hospitals, blocks of villas belonging to state employees and modest neighbourhoods of people with no less incomes. Well, it immediately clicked. It's actually only 82 out of 176 countries that beat us, Albanians, when it comes to corruption. This is at least what the 2016 Transparency International corruption perception index says.

There is also a second reason for such initiative. I get often tired of the 'so what' reaction I get when I complain about how things work here. Foreigners will certainly understand and sympathize with my concern, says a little voice inside my head. Will this change things for me, though? - says another one - Well, you never know - answers the third. And such conversations keep going inside my little Albanian head, and I guess similar or different conversations take place in all Albanian heads. It's so many that you can't really know whether you are listening to the right voice. And you can see this reflected on a kind of national confusion in transition. It does change its form, but it is still there, transformed into as an innovative way as possible.

There is so much in my country not to just see, but even reflect. And I promise, this is exactly what a contemporary tourist looks for in today's tourism of experience. See, feel, interact, and reflect. There will still be things, though, that no one will ever understand. The Albanian reality, by the way, was what made Krish Kandiah, an evangelist missionary, currently the director of the churches in mission at the Evangelical Alliance in London, who has worked as a tutor in theology at Oxford University, a church pastor in London, and a missionary in Albania, to write a whole book on paradoxes. Experiencing Albania will invoke a new perspective to tourists' own lives, empower them, and often encourage them to come back for more./dritare.net