Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Koreografi i yjeve të Hollywood-it: Michael Jackson ka abuzuar me mua për 7 vje

Koreografi i yjeve të Hollywood-it: Michael Jackson ka abuzuar me mua

Koreografi i shumë artistëve të njohur, Wade Robson, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje akuzat ndaj Michael Jackson për abuzim me fëmijët.

Sipas  “The Hollywood Reporter”, Robson ka depozituar në gjykatë një padi kundër dy kompanive të themeluara nga ikona e pop-it, MJJ Production dhe MJJ Ventures, duke pretenduar se këto dy kompani shërbenin për të mbledhur fëmijët dhe për t’i shfrytëzuar seksualisht.

Ai i ngriti akuzat fillimisht në vitin 2013, por u pushuan nga gjykata pasi koreografi nuk arriti t’i provonte në kohë akuzat e tij. Çështja do të shkojë për gjykim më 13 mars të 2017-s.

Tashmë, Robson i ka ringritur akuzat e tij dhe thotë: “E takova për herë të parë Jackson kur fitova një konkurs kërcimi, që drejtohej nga MJJ Productions. Dy vite më pas arrita të kisha një takim me asistenten e Michael Jackson-it, Norma Staikos. Më pas u ftova për të qëndruar në vilën e Jackson-ëve”. Aty Robson, atëherë 7 vjeç, ndau shtratin për herë të parë me Jackson.

“The Hollywood Reporter” shkruan se Wade Robson ka treguar se marrëdhënia me Michael Jackson varionte nga “puthjet franceze” deri te penetrimi. Ai ka treguar gjithashtu se abuzimi vazhdoi deri në moshën 14-vjeçare, kur filloi të shfaqte shenjat e para të pubertetit, gjë që nuk e tërhoqi më Jackson.

Koreografi Robson ka deklaruar se nuk e kishte kuptuar se ishte abuzuar nga Michael Jackson deri në momentin që hyri në psikoterapi në 2012-n.

jackorobson