Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koncepti për martesën ka ndryshuar, të rinjtë duan beqarinë!

Koncepti për martesën ka ndryshuar, të rinjtë duan

Së fundmi aplikacionet për njohje të reja, por shtohen në masë, Po kështu rrjetet sociale dhe interaktiviteti në të gjithë botë, ka lehtësuar komunikimet, duke lehtësuar krijimin  e marrëdhënieve të reja. Por në mesin e kësaj bote ku predikohet në masë ‘imazhi i familjes’, ka edhe një grup (të madh) njerëzish që zgjedhin të jenë vetëm. Gra të vetme, pa dikë në krah, por të lumtura.

Danielle Clare, 31 vjeçe, një zonjë në karrierë i dha fund lidhjes së saj, me ish-të dashurin, pas dy vjetësh. "Ishte sinqerisht një nga vendimet më të mira që unë kam marrë,". Pas shtatë muajsh nga ndarja, jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë. Më shumë kohë për miqtë, për veten, kohë për të fjetur, me pak fjalë e lirë për të bërë çfarë të dojë.

Një tjetër rast është ai i Genesis Games, një tjetër zonje në karrierë.

“Marrëdhëniet duan sakrifica. Kur je vetëm, të gjitha vendimet i merr po vetë. Keni lirinë për të vërë çdo ndryshim në jetën tuaj dhe pa u shqetësuar aspak se çfarë mendon dikush tjetër për këtë”.

Në nëntor, aktorja Emma Watson, 29 vjeç, foli për British Vogue për jetën si beqare.

“Ishte një stres i jashtëzakonshëm, dhe një presion i madh nga njerëzit që të gjithë suksesin në jetë e lidhnin me një partner. Nëse nuk keni një burrë, nëse nuk keni shtëpi, nëse nuk keni fëmijë, dhe po mbush 30 vjeç, jeta po të shkon kot. Kjo ishte e tmerrshme’”.

Një shpjegim në lidhje me këtë temë, ka dhënë edhe Carla Manly, psikologe klinike.

“Kur ju ndaloni duke kërkuar një partner për ta pasur në krah, keni një qetësi të brendshme. Nuk përpiqeni më t’i pëlqeni dikujt”.

Në Instagram, më shumë se 12.9 milion postime përdorin hashtagun të fejuar. Nga ana tjetër, hashtagu beqarë, përdoret më shumë se 17.9 milion herë.

Dr. Manly thotë se me shekuj, burrat dhe veçanërisht gratë ishin rritur për të besuar se ata janë më të vlefshëm kur martohen. Ky koncept është ende i përhapur, por siç pamë edhe më lart, koncepti për martesën ka ndryshuar me vitet./L.F-dritare.net