Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komentuesi: Për një vit ndaheni ti dhe Genci! Shihni si i kthehet Eni Koçi!

Komentuesi: Për një vit ndaheni ti dhe Genci! Shihni si i kthehet Eni

Pasi këngëtarja, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj më në fund e konfirmuan se janë në një lidhje me njëri-tjetrin, komente të shumë i janë drejtuar çiftit. Shumë fansa e kanë uruar çiftin për lajmin e bukur dhe të tjerë i janë vërsulur me negativitet.

Një komentues i ka komentuar Enit: “Për një vit ndaheni kësmet, si të tjerët!”

Ndërkohë edhe Eni nuk ia ka lënë ‘seen’ komentin dhe i është kthyer duke thënë:

"Kur ekziston një marrëdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Më vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie "joreale" që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë njëherë gishtin nga vetja. Shihni njëherë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne të jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shume të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti jua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur :)"/K.C/dritare.net