
Kolegji Zgjedhor nis mbledhjen, shqyrton kërkesën e Idajet Beqirit
E Hënë 24 Qershor 2019, 11:11
Dritare.net

"Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike. Ishim të bindur se më 30 qershor do të bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç që është krijuar. Vendimi i KQZ-së, që nuk na çregjistron, i pavlefshëm.",- tha ai.
Nëse Kolegji Zgjedhor do të vendosë çregjistrimin e partisë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, ligjërisht me 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, ndërsa nëse kolegji vendos për të mos e ç’regjistruar këtë parti nga zgjedhjet, me 30 qershor do të ketë zgjedhje, dhe dekreti i Metës është nul./K.C/dritare.net

















