Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klosi: Banorët në hotele deri në prill, e gabuar të japim shifra të dëmeve

Klosi: Banorët në hotele deri në prill, e gabuar të japim
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në News 24 tha se hotelet që kanë strehuar  3500 banorë do të jenë të hapura deri në prill.

Më tej, ministri Klosi tha se për momentin dëmet nuk mund të thuhet sa janë, pasi nuk është bërë ende verifikimi i banesave.

Sot kemi 3400-3500 banorë në hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit. Shpreh mirënjohje për këta hotelier, që kuptuan momentin. Për njerëzit e dëmtuar, ndodhi një gjë që se mendonin që do realizohej.

Në 24 orë jeta e tyre mori disa ndjesia, e para që u goditën nga tërmeti, disa humbën familjaret, u gjetën në rrugë, në kampe dhe më pas u gjetën në hotele. Sot që kemi shkuar në 3400 që them, shqetësimi më i madh tani është jeta sociale e këtyre njerëzve, janë banorë të traumatizuar dhe jo pushues në hotele. Jemi kujdesur shumë që të kenë shërbim dhe të jetojnë në komunitet. Do sigurojmë që për shumicë e tyre të nisë jeta, ata të fillojnë punën.

Pas 6 ditësh që ka ndodhur tërmeti, tashmë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, zoti Çuçi është caktuar nga qeveria për menaxhimin e situatës së krizës. Edhe në Lezhë është ngritur shtabi me drejtimin e zotit Lleshi. Pra po them që arritëm të krijonim një strukturë mbështetëse për problematikat e këtyre njerëzve. Ishte një presion shumë i madh në Durrës ku njerëzit kërkonin zgjidhje të drejtpërdrejta. Drama është aty, njerëzit janë me kërkesa. Mendoni sikur ata 4 mijë njerëz të ishin nëpër kapmë. Ka një kosto administrative, Vendimi i Ministrave do të përcaktojnë një kosto. Pra të gjitha këto për hotelet që janë nën menaxhim paguhen nga buxheti i shtetit.

Nëse ata njerëz do të ishin në çadra, kampe, do të kushte një kosto shumë të madhe. Komisioni i menaxhimit vendosi që në këtë listë të përcaktuar me hotele, që të plotësonin kushte. Pra ishin hotele që rriheshin me numër të madh turistësh, pra kishin kapacitete. I falënderoj këto hotele dhe shoqatat e tyre. Nuk mund të mbajmë më shumë se 1 prill banorët në këto hotele. Pasi hotelet kanë bërë kontrata me turistët. Po diskutojmë skenarët, siç bëmë dje në Komitetin e Rindërtimit. Do të përllogaritet fatura, që do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit.

Do të jetë pjesë e ndihmës që do të marrim nga kjo punë që po bëhet për të alertuar miqtë e Shqipërisë. Ajo që u ndërtua dje, është ngritja e një komitetit të përbashkët, që do të administrojë paratë. Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po bëhen të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor. Sigurimi i banesave për ta, ndihmë financiare, apo dhe pension të përjetshëm”, tha Klosi./E.B-dritare.net