
Klea Huta publikon mesazhin: Sa herë bëni dasmë ju vipat, bie tërmet
E Mërkurë 29 Janar 2020, 13:01
Dritare.net

Mbrëmjen e kaluar, Klea hodhi në instagramin e saj, setin e dytë të fotove, të cilat janë të mrekullueshme.
Të realizuara nga fotografja Anjeza Dyrmishi,, anë të dallohet kaq shumë dashuri e pasion.
Duhet thënë se Klea, të paktën në fotot që ka publikuar deri më tani, ka vendosur të jetë një nuse shumë moderne, dhe larg tradicionales.
Por mbrëmë, në të njëjtën kohë që Klea publikoi, foto, në Shqipëri ra tërmet. E njëjta situatë ka ndodhur, edhe ditën kur u martua këngëtari Blero, në 21 shtator.
Një ndjekëse i ka shkruar Kleas, se sa herë që të njohurit publikojnë foto dasme, bie tërmet.
Shoqëruar me figurat duke qeshur, Klea nuk ka nguruar ta publikojë në instagramin e saj këtë koment./L.F-dritare.net

















