Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kirurgjia estetike dhe këshillat e doktor Fabios, për shqiptarët që duan të rinohen

Kirurgjia estetike dhe këshillat e doktor Fabios, për shqiptarët

Nga Dritare.net

Nëse nuk e ke takuar doktor Fabion më parë, ke të drejtë të druhesh nga kirurgjia plastike. Por kur njeh atë, dilemat dhe dyshimet e tua mbarojnë.16683090_1232371593464808_1480217981_n

Fabio Fantozzi ka përfunduar studimet në "La Sapienza”, Romë dhe ka një karrierë shumë të suksesshme në kirurgjinë plastike në Itali e Brazil. Dr. Fabio është nga ata mjekë që ka një kurikulum të gjatë edukimi, studime e specializime dhe një qetësi të admirueshme, kur të sqaron dhe përgjigjet në detaje për gjithçka e ke pyetur. Është presidenti i Shoqatës së Kirurgëve Plastikë të Europës dhe është i famshëm për shndërrimet  natyrale në kirurgjinë plastike kozmetike.

Kirurgu italian prej kohësh punon pranë Klinikës MATRIX MEDICAL CENTRE, ku përveç konsultave ofron edhe ndërhyrjeve ambulatore. Kjo nuk ndodh perdite, sigurisht. Duhet të kesh kembengulur shume per te fiksuar orarin dhe ta takosh doktorin, kur vjen në Tirane.

“Prej disa vitesh bashkëpunojmë me doktoreshë Eliona Demaliaj, jemi kolegë, shpesh e kërkojmë në Itali për realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme ku duhet edhe pjesëmarrje dhe mendimi i mjekut obstetër gjinekolog. Kemi një bashkëpunim disavjeçar. Edhe unë kam vite që vij në Shqipëri.”-thotë Fantozzi për dritare.net

[caption id="" align="alignnone" width="720"]eliona-demaliaj Eliona Demaliaj[/caption]

Ai tregon se gratë shqiptare nuk janë paciente zevzeke, nuk të bezdisin, por kërkojnë të jenë gjithmonë koherente me çfarë sjell koha për të pasur një pamje të përmirësuar. Gjithkush në parukeri dhe qendra estetike, zmadhojnë buzët, mollëzat e injektojnë nga parukiere e njerëz të pakualifikuar subtanca që nuk dihet në janë të sigurta ose jo. Kirurgu me përvojë thotë se asgjë nuk është e lehtë dhe e thjeshtë.

“Shpesh duhet të bëjmë edhe psikologun, por unë në Shqipëri dua të referoj rastet e kryerjes së kirurgjisë së gjirit që është dëmtuar. Për shkak të gjidhënies lëkura humb elasticitetin, apo pas lindjes mund të kemi probleme me pamjen e barkut. Të gjitha punët tona janë me rezultat, i cili është shumë i rëndësishëm. Filozofia që punojmë është për të bërë më pak raste por me përgjegjshmëri dhe me rezultat sesa shumë raste dhe pa i kushtuar vëmendjen e duhur”- thotë Dr.Fabio. Fantozzi, i specializuar për spektrin e rikonstruksionit, më datë 1 korrik të këtij viti do të jetë një nga dy kirurgët të cilët do të kryejnë një nga ndërhyrjet më të vështira kirurgjikale në Rio de Janeiro në një simpozium ndërkombëtar.

Ndërhyrja do të kryhet live, nga salla e spitalit universitar “Gaffrée e Guinle”. Për t'u njohur më mirë me punën e Dr. Fabio Fantozzi vizitoni websiten e tij www.fabiofantozzi.com.

Në një intervistë për dritare.net, Dr. Fabio tregon se çfarë operacionesh estetike preferojnë shqiptarët, duke thënë se është e rëndësishme të shmanget abuzimi ose varësia ndaj kirurgjisë estetike.

Dritare.net- Ju jeni një nga mjekët italianë, kirurg plastik që punoni pranë Klinikës MATRIX MEDICAL CENTRE prej shumë vitesh. Si është të punosh në Shqipëri?

Dr. Fabio Fantozzi - Unë aktivitetin tim kryesor e kryej në Itali, pranë Viles Mafalda, një spital shumë i njohur në Romë për cilësinë e lartë të shërbimit dhe të punës si dhe në Studion time në Romë. Kam kënaqësinë që punoj pranë Matrix Medical Centre dhe drejtoj Departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Estetike. Ve rë që të punosh në Shqiperi kërkon respekt dhe profesionalizem sepse pacientët janë elitarë, kërkojnë maksimumin nga ndërhyrja. Ndiej kënaqësi profesionale.

Dritare.net- Këtu bëni vetëm konsulta apo edhe operacione? Sa shpesh vini në Tiranë?

Në Shqipëri ne kryejmë konsulta, ndërhyrje kirurgjikale estetike dhe rikonstruktive, si dhe nderhyrje  estetike. I kryejmë me shumë profesionalizëm dhe cilësi. Me gjithë angazhimet dhe ndarjen e profesionit midis Italisë dhe Brazilit, në Tiranë rikthehem me kënaqësi disa ditë, çdo muaj.

Dritare.net- Kryerja e ndërhyrjeve plastike konsiderohet nga disa si një vanitet i panevojshëm. Cila është pikëpamja juaj lidhur me këtë çështje?

Kirurgu plastik trajton kirurgjinë rikonstruktive dhe atë kozmetike, kirurgjia rikonstruktive për të trajtuar defektet e lindura ose të fituara: deformimet kongjenitale ose defektet pas një traume si djegie ose sëmundje (rikonstriktim pas një kanceri); kirurgjia estetike  për të trajtuar defektet e bukurisë ose të trajtojë shenjat e kohës.  Kur flasim për ndërhyrjen kirurgjikale, është e rëndësishme të analizojmë personin e vërtetë tek pacienti dhe me ndihmë profesionale t’i japim zgjidhjen e duhur me rezultate natyrale.Të respektojmë antropometrinë tonë. Kirurgjia plastike nuk është vanitet kur është një kirurgji e arsyeshme që të bën të jetosh mirë me veten apo është e nevojshme. Sigurisht, duhet të kemi kujdes me ekzagjerimet.

Dritare.net- Zakonisht njerëzit kanë tendencë të jenë skeptikë ndaj kirurgjisë plastike, veçanërisht në këto kohëra. Përse mendoni se këto tipe operacionesh janë temë diskutimi e të gjithëve?

Jetojmë në mijëvjeçarin e tretë, në moshën e internetit dhe veçanërisht rrjeteve sociale. Kirurgjia plastike mund të kontaminohet nga qëndrime të ndryshme nga një media, por që të jesh një kirurg plastik duhet një punë e gjatë.

Kirurgjia plastike është temë diskutimi sepse, e para, në kohën tonë po kryhen më shumë ndërhyrje të tilla, pra është rritur incidenca e njerëzve që kryejne kirurgji plastike apo ndërhyrje të tjera estetike, dhe e dyta, sepse jo pak ekzagjerohet apo gabohet me këtë lloj kirurgjie.

Dritare.net- Shumë njerëz zgjedhin të kryejnë ndëryrje plastike në fytyrë për t’u dukur më të rinj dhe më tërheqës. A ka ndonjë procedurë më të preferuar se të tjerat?

Mendoj se, çdo person do të ishte i lumtur nëse do të dukej më i ri ose më tërheqës. Kirurgjia plastike mund të ndihmojë në këtë objektiv por është e rëndësishme të shmanget abuzimi ose varësia. Njerëzit duhet ta pranojnë moshën me qetësi dhe të përpiqen të rregullojnë brenda fizionomisë së tyre me ndihmën e kirurgut plastik. Ndërhyrjet më të kërkuara në kirurgjinë plastike janë liposuction, rinoplastia dhe zmadhimi i gjoksit; për fytyrën do të veçoja blefaroplastikën, Botox, lipofilling dhe zmadhimi dhe korrektimi e buzëve.

Dritare.net- Po shqiptarët çfarë kërkojnë më tepër?

Njëlloj si në Itali ose Brazil.Të njëjtat gjëra.

Dritare.net- Kryerja e ndërhyrjeve kirurgjkale po rritet edhe tek adoleshentët. Ekziston një debat mbi përshtatshmërinë e ndërhyrjeve kirurgjikale tek adoleshentët dhe nëse ata janë në gjendje të kuptojnë riskun. Cili është mendimi juaj mbi këtë çështje?

Ndërhyrja kirurgjikale tek adoleshentët është një debat i drejtë dhe një situatë shumë delikate. Është e rëndësishme që kirurgu plastik të analizojë çdo rast dhe të informojë mbi risqet që mund të sjellë operacioni, ndërkohë janë prindërit që nuk duhet t’i stimulojnë.

Dritare.net- Cilat procedura janë më popullore midis adoleshentëve?

Rinoplastia dhe korrektimi i veshëve.

Dritare.net- A vini re një rritje të numrit të burrave dhe grave në kryerjen e ndërhyrjeve plastike?

Marrëdhënia tani është 35% burra dhe 65% gra, por që prej 30 vjetësh numri i burrave që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale ka ardhur në rritje. Dhe nuk duhet të çuditemi sepse cilësia e jetës është rritur në kohën që jetojmë, kërkesat për paraqitje të mirë gjithashtu, si dhe paragjykimi ndaj ndërhyrjeve kirurgjikale ka ndryshuar.

Dritare.net- Cila është këshilla që do t’ju ofronit personave që po mendojnë të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale ?

Në momentin që mendoni të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale, duhet të jeni të bindur për kryerjen e saj dhe të kuptoni arsyet që ju kanë çuar në këtë vendim. Nëse jeni të vendosur për ta kryer, duhet të gjeni profesionistë me përvojë dhe të kujdesshëm në mënyrë që të merrni rezultatin maksimal nga nderhyrja. Besimi tek kirurgu është i rëndësishëm./ dritare.net