Këto 5 ushqime njihen si të shëndetshme, por nuk janë!

Ushqimet jo vetëm duhet të jenë të shijshme, por edhe të shëndetshme. Për këtë arsye, dritare.net ju ka sjellë një artikull që ju tregon mbi produktet ushqimore dhe keqinformimi mbi ta.

Miliona tema shfaqen çdo ditë për diskutim, dhe kjo vlen edhe për industrinë ushqimore. Njerëzit pëlqejnë të provojnë shije të reja, por nuk mendojnë nëse janë apo jo të shëndetshme.

Natyrisht, ne e dimë që frutat dhe perimet janë më të shëndetshme sesa kokoshkat, ëmbëlsirat apo pijet e gazuara. Por, ju nuk e keni idenë që këto 5 ushqime të njohura si të shëndetshme, nuk janë me të vërtet ashtu.

1. Ushqime me pak yndyrë, ose pa yndyrë fare

E dimë që ju doni të humbni peshë dhe refuzoni të hani ushqime me yndyra. Dietat tuaja të varfra ose pa yndyrë nuk janë të shëndetshme. Studimet kanë treguar se këto lloj ushqimesh kanë shumë ëmbëlsues artificial.

2. Dieta të ulëta në karbohidrate

Këto janë dietat më të përhapura dhe të njohura në botë, por dobia e tyre nuk është vërtetuar. Ju duhet të dini që karbohidratet janë të nevojshme për trupin tuaj, që të siguroni elementët e nevojshëm që trupi të ketë energji.

LEXO DHE :  Plagosje me armë në mes të Tiranës

Credit: Pixabay

3. Ushqimet e ngrira me pak kalori

Asnjëherë mos i hani! Trupi ka nevojë për ushqime të freskëta, të shëndetshme dhe në mënyrë të ekuilibruar. Vetëm kështu mund të keni një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Ulja e kalorive do të çojë në ngadalësim të metabolizmit.

Credit: Pixabay

4. Zëvendësimi i mishit me produkte sallamerie

Këtë zëvendësim mos e bëni asnjëherë, pasi trupi juaj ka nevojë për proteinat e mishit. Mishi, ushqimi i detit dhe veza janë zgjidhja më e mirë. Ngrënia e produkteve të sallamerisë as nuk ju dobëson as nuk është e shëndetshme.

5. Ju shmangni frutat për të reduktuar sheqerin

Ky është një qëndrim plotësisht i gabuar. Mënyra më e mirë për të reduktuar sheqerin është shmangia e karameleve, biskotave apo ëmbëlsirave të tjera. Ju duhet të hani sa më shumë fruta. Ata mbushin trupin me sasinë e nevojshme të vitaminave dhe mineraleve./E.B-dritare.net

Credit: Pixabay

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.