Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilla për intervistë, që do ju çojnë në oferta pune

Këshilla për intervistë, që do ju çojnë në
Ju duhet të merrni disa këshilla, që ju ndihmojnë të jepni maksimumin tuaj në një intervistë pune. Këto këshilla që ju sjell dritare.net, do t’ju ndihmojnë që intervistuesi të bindet për aftësitë që ti zotëron.

1. Pyetjet e zakonshme

Image result for job interview

Përpara se të shkoni në intervistë mendoni si do t’u përgjigjeni pyetjeve që gjithmonë bëhen në intervista pune. Në këtë mënyrë ju jeni gati dhe nuk do ngecni kur dëshironi të thoni diçka.

2. Bëni kërkime

Related image

Njohja e një apo dy gjërave më shumë rreth punëdhënësit tuaj ju ndihmon në intervista pune. Kjo do të ndihmojë që ju të përshtatni përgjigjet tuaja, dhe tregon që ju e dëshironi patjetër atë punë.  Në internet ka plot informacione.

3. Kushtojini vëmendje pamjes

Image result for job interview wear for men and woman

Në intervista pune, ju duhet të tregoni kujdes me veshjen tuaj, sepse disa vende e kanë të rëndësishme veshjen. Mos gaboni asnjëherë, sepse veshja tregon shumë për ju.

4. Fokusohuni

Image result for job interview

Kur të jeni në një intervistë punë përpiquni të përqendroheni për të dhënë maksimumin tuaj. Merrni gjithçka keni nevojë, fletore, lapsa, kapje të CV-së tuaj etj. Mos harroni të shikoni intervistuesin në sy, kjo tregon një fokusim tuajin në atë çfarë ai thotë.

5. Buzëqeshni

Related image

Buzëqeshja është një mjet i fuqishëm në takimin e parë. Edhe nëse jeni nervoz, sigurohuni të buzëqeshni, sepse krijoni një ambient familjar dhe relaksues.

6. Bëni pyetje

Image result for job interview

Asnjëherë në një intervistë pune mos thoni që s’kam asnjë pyetje. Kjo ju bën të dukeni të pa interesuar, kështu gjithmonë ka disa gjëra për t’u pyetur.

7. Mbani shënime

Edhe nëse mbani mend gjithçka, një shënim krijon përshtypjen se po i kushtoni vëmendje asaj çfarë thotë intervistuesi. Kjo është një teknikë e mirë dhe efikase.

8. Mbaroni intervistën pozitivisht

Image result for job interview

Në momentin që një interviste po i vjen fundi, përpiquni ta mbyllni me pozitivistet. Për shembull mund t’i thoni intervistuesit, “mezi pres përgjigjen tuaj”.

Edhe nëse largoheni nga intervista për shkak të një pyetje që s’mundët t’i përgjigjeshit, mos u mërzisni, dhe gjeni ngushëllim të ecni përpara. Mos harroni, jo gjithmonë humbet, kur diçka shkon keq./E.B-dritare.net