Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërcënime për bomba në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet

Kërcënime për bomba në disa institucione, Policia e Shtetit

Policia e Shtetit njofton se disa institucione kanë marrë sot një email që përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Sipas verifikimeve paraprake, mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

“Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.”/L.F-dritare/net