
Keni WiFi të dobët, ja si mund të përmirësoni sinjalin!
Dritare.net

Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve përtej kontrollit tonë, dhe ndikon në sinjalin e WiFi-së, siç është zona në të cilën jetoni. Për një internet më të mirë , ju nuk do ndryshoni vendndodhjen e shtëpisë. Ajo çfarë duhet të bëni është thjesht të ndiqni këshillat e dritare.net:
1. Vendoseni modemin në një pozicion të lartë.
Kur ju doni sinjal, keni tendencën të ngrini telefonin lartë. Logjikë e saktë, po pse atëherë modemin e internetit e vendosni në ndonjë qoshe?! Modemi duhet të pozicionohet lartë dhe në qendër të shtëpisë, për të shpërndarë sinjalin në mënyrë të barabartë.
2. Krijojini modemit hapësire personale.
Shikojeni modemin tuaj si një person që i pëlqen hapësira personale. Mbajeni larg rrëmujave, apo ndonjë pajisjeje tjetër, sepse shkakton ndërprerje sinjali. Mikrovalët si të telefonave, telave etj, ulin fuqinë e sinjalit të WiFi-së.
3. Bëni modifikime vet.
Ju gjithashtu mund të provoni një modifikim të thjeshtë për ta bërë vetë duke përdorur një kanoçe pijeje freskuese, duke e përdorur si antenë. Mbani në mend se njerëzit kanë raportuar nivele të ndryshme të suksesit me këtë hile. Do iu përmirësojë shumë internetin, nëse e provoni dhe ju.
4. Zgjateni sinjalin.
Jo duke e bërë vet. Ju mund të blini zgjatues WiFi, që do të rrisë gamën e sinjalit. Kjo e bën këtë duke mbledhur sinjalin e modemit dhe pastaj e ri-transmeton atë, duke zgjeruar në mënyrë artificiale sasinë e tij.
5. Blini dy modem për një shërbim interneti.
Dy modem për një shërbim interneti, do ta rrisë me të vërtetë sasinë e sinjalit të WiFi-së. Është një zgjidhje e thjeshtë, me një kosto të ulët./E.B- dritare.net

















