Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Keni frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Basha!

Keni frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Basha!
Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp, u pyet nga gazetarët nëse ka, apo jo frikë nga SPAK-u. Basha tha se, drejtësia e re është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës.

“Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do ti hapë rrugën një krize tjetër. ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim." tha Basha./K.C/dritare.net