

Një nga zërat më të dashur, jo vetëm të Meksikës, por dhe botës, ndërroi jetë në një spital në Floridën e Jugut, pas një lufte të gjatë me kancerin e pankreasit.
I njohur për baladat e tij, karriera e Jose Jose, zgjati 5 dekada, gjatë së cilave ai mori edhe disa nominime për "Grammy".
Këngëtari, kantautori dhe aktori në disa raste, emri i vërtetë i të cilit ishte José Rómulo Sosa Ortiz, u ngrit në majën e listave muzikore latine në vitet 1970 me këngën 'El Triste'. Ai fitoi më shumë sukses në vitet '80, dhe albumi "Secrets", në 1983 ishte ndër albumet më të populluara të tij./K.C/dritare.net

















