Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këngëtari bën dedikimin e veçantë për Lalon: Mos harro të punosh me korin e engjëjve

Këngëtari bën dedikimin e veçantë për Lalon: Mos

Këngëtari i njohur, Elton Deda ka reaguar me një mesazh prekës, për ndarjen e papritur nga jeta të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo. Me një postim në faqen e tij në FB, Deda kujton takimin mes tyre dhe porosinë që i jepte shpesh Lalo.

Elton Deda

Postimi i Elton Dedës

Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu.

Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare.

Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise.

Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo./L.P./Dritare.net