Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kënga Magjike do të jetë spektakolare këtë vit. Zbulohet konkurrenti i pazakontë

Kënga Magjike do të jetë spektakolare këtë vit.

Në këtë 20-vjetor, Kënga Magjike do të jetë një garë e fortë dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi.  Emrat më në zë të muzikës së lehtë, balada të forta e këngë alternative të cilat vijnë enkas për një përvjetor jubilar, kanë nisur të fitojnë zemrat e publikut javë pas jave.

Pas kësaj të diele, kur garës iu bashkuan edhe Fifi & Mc Kresha, Rozana Radi, Kejsi Tola, Venera Lumani, Klajdi Haruni e shumë artistë të tjerë, pritet që ‘të fortët’ të vijojnë edhe gjatë javës së fundit. Ndërsa dyshimet për një rikthim të mundshëm vazhdojnë, vetë ai nuk preferon ta konfirmojë, edhe pse të gjitha sinjalet janë dhënë tashmë. Në Kënga Magjike, këtë vit edhe Robert Aliaj?

Lajmet që nisën të qarkullojnë një ditë më parë, sonte morën një përgjigje akoma jo konkrete, por dyshuese. Pyetjes së drejtpërdrejtë të Alketës (sinjalizuar nga revista Class) për Robertin: “Ti Robert do të marrësh pjesë në Këngën Magjike dhe nuk na ke thënë gjë?”, Roberti nuk preferoi t’i japë një përgjigje konfirmuese: “Nuk e di, dini gjë ju?” – tha ai me të qeshur, por pasi Alketa i uroi suksese, ai tha: “Faleminderit Alketa, je dashamirëse, si gjithmonë…”/Class/