Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KEK jep 100 mijë euro për Shqipërinë

KEK jep 100 mijë euro për Shqipërinë

Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë më ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasoje e termeteve.

Me kërkesë të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Njazi Thaçi dhe me aprovim te Bordit te Drejtorëve, kjo shumë eshte dedikuar për Qeverin e Republikes se Shqiperise për të ndihmuar familjët që pësuan nga kjo tragjedi.

Korporata Energjetikë e Kosovë të martën gjithashtu ka derguar edhe ekipën e specializuar për intervenime emergjente (kërkim shpetim) të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas termetit.

Drejtori Menaxhues i KEK, Njazi Thaçi ka thënë së kjo është me e pakta që mund të bëjmë si korporatë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen me qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi.

“Nga mengjesi i ditës së martë jemi duke i përcjellë me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndjejmë keqardhje dhe shprehim ngjushëllime më të sinqerta për viktimat”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur së vendimi për të ndarë 100 mijë euro është marrë më përkrahjën e gjithë menaxhmentit dhe të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut./dritare.net