Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KE jep 115 milionë euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit

KE jep 115 milionë euro për procesin e rindërtimit pas
Presidentja e KE-së, Von der Leyen në fjalën e saj në Konferencën e Donatorëve, që po mbahet në Bruksel, njoftoi se Komisioni Europian, do të japë 115 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Ajo gjithashtu i bëri thirrje të gjithë shteteve të kontribuonin sa më shumë në ndihmë të Shqipërisë. "Sot është koha të tregojmë solidaritetin tonë". Fjala e Presidentes së KE-së:

"Komisioni Europian jep 100 milionë euro nga buxheti përtej 15 milionë eurove, për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë populli i saj ka treguar potencial të madh para syve të botës. Vendi ka konsoliduar ekonominë dhe institucionet pas dekadave të tëra diktature. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar dhe i talentuar, pro se kanë një zemër të madhe. Sot është çasti ynë të tregojmë solidaritetin tonë. Sot jemi krah Shqipërisë në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt nga hiri i tërmetit. Unë mbështetem tek të gjithë ju për këtë" deklaroi Presidentja e KE-së./L.F-dritare.net