Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kasapi i Kaçanikut/ Kush ishte Lavdrim Muhaxheri, që u vra në Siri

Kasapi i Kaçanikut/ Kush ishte Lavdrim Muhaxheri, që u vra në
Lavdërim Muhaxheri ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me dron të kryer nga ushtria amerikane, ndaj militantëve të ISIS. Lajmi për vdekjen e Muhaxherit u raportua nga mediat kosovare dhe u konfirmua edhe nga vëllai i tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Lavdërim Muhaxheri ka qenë anëtar i organizatës terroriste ISIS, dhe drejtues i shqiptarëve në këtë organizatë.

Në rajonin tonë ai njihej si “Kasapi i Ballkanit”. Por në Perëndim njihej si gjenerali i Shtetit Islamik.

Muxhaxheri u bë i famshëm për kërcënimet e vazhdueshme, edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për thirrjet për të qëlluar mbi futbollistët izraelitë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, në Elbasan Arena, nëntorin e vitit të kaluar. Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al­Kosova, është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS-­it, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri, kishte shkruar gazeta më 26 dhjetor të vitit të kaluar.