Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kaos me fluturimet në linjat Shqipëri-Itali, vonesa deri në 14 orë

Kaos me fluturimet në linjat Shqipëri-Itali, vonesa deri në 14
Fluturimi Tiranë-Bergamo ka patur ditën e diel një vonesë prej 14 orësh, ndërkohë që, fluturimi Tiranë-Malpensa ka patur një vonesë prej 5 orësh.

Fluturimet mësohet se janë operuar nga kompania ajrore “Blue Panorama”.

Situata e krijuar ka shkaktuar mjaft irritim tek pasagjerët, të cilët ndajnë mendime të ndryshme për kompaninë në fjalë, që operon prej gati gjashtë vitesh në Shqipëri.

Përfaqësuesja e “Blue Panorama” në Shqipëri, Daniela Xhixha e ka pranuar se diçka e tillë ka ndodhur me të vërtetë.

“Vonesa ka pasur. Është bërë e pamundura që pasagjerët të informohen në kohë rekord nga kompania, pranë zyrave të biletarisë në aeroportin e Tiranës”, tha Xhixha për Top Channel.

Ajo u shpreh se këto janë gjëra që ndodhin në të gjithë botën, e megjithatë, ajo pohoi se ka një rregullore europiane që mbron të drejtat e pasagjerëve.

“Pasagjeri zgjedh totalisht t’i rimbursohet bileta e tij. Në momentin që rimbursohet bileta, pasagjeri mund të fluturojë një ditë tjetër, por duke marrë mbrapsht të gjitha paratë që ka paguar për atë fluturim të asaj dite. Nëse pasagjeri zgjedh të fluturojë një ditë tjetër duke përdorur po atë biletë, kjo ofrohet falas nga kompania. Nëse pasagjeri zgjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë të fluturojë po atë ditë, atëherë kompania merr përsipër akomodimin në hotel të pasagjerit”, vijoi të thoshte më tej Xhixha.

Përfaqësuesja e kompanisë “Blue Panorama” në Shqipëri tha në fund se “është shumë e rëndësishme që pasagjeri, të paktën një ditë përpara, të informohet mbi statusin e biletës së tij, e të informohet gjithashtu edhe mbi statusin e fluturimit”.

https://youtu.be/fufQednp_RU