Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kanceri i gjirit/Këshillat për çdo moshë që duhet t'i dini patjetër për mamografinë!

Kanceri i gjirit/Këshillat për çdo moshë që duhet
Tetori është i njohur ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ndaj dritare.net ju sjell disa këshilla për çdo moshë që duhet t'i dini patjetër para se të bëni mamografinë.

Për gratë e moshës 20 deri 30 vjeç:

  1. Nuk rekomandohet mamografi.
  2. Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit, nga mjekë apo mami të trajnuar në shërbimin parësor.
  3. Shpeshtësia e rekomanduar është çdo tre vjet.
  4. Nuk është e rekomanduar por për gratë që janë të interesuara, këshillohet vetëekzaminimi i gjirit çdo muaj bazuar në instruktimin e dhënë nga mjeku.
  5. Gratë duhet të informohen për nivelin shumë të ulët për kancer gjiri në këtë moshë, por nëpërmjet aplikimit të ekzaminimit klinik dhe vetëekzaminimit ato jo vetëm ndihmojnë në kapjen e hershme të kancerit por edhe përgatiten për të bashkëpunuar tepër në të ardhmen me programet e depistimit.

Gratë e moshës 40 dei 50 vjeç

  1. Identifikimi me mamografi para moshës 50 vjeç nuk është i këshillueshëm për arsye të kostoefiktivitetit të ulët që ofron.
  2. Sensitiviteti i mamografisë nën këtë moshë nuk është optimal. Grave të interesuara mund t'u rekomandohet ta kryejnë mamografinë çdo vit.
  3. Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit.
  4. Këshillohet vetëekzaminimi i gjirit nga mjekët apo mami të trajnuar në shërbimin parësor.

Gratë e moshës 50 deri 70 vjeç

  1. Rekomandohet kryerja e mamografisë depistuese çdo dy vjet.
  2. Disa studime dëshmojnë se ekziston potenciali që nëse arrihet një mbulim i kënaqshëm i popullsisë me depistim mund të parandalohen deri në 30% të vdekjeve nga kanceri i gjirit në këtë moshë.
  3. Ekzaminimi klinik i gjirit dhe vetëekzaminimi i gjirit, rekomandohen të përdoren si teknika ekzaminuese plotësuese të mamografisë./L.F-dritare.net