Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kamëz/ Policia parandalon vrasjen e dy personave

Kamëz/ Policia parandalon vrasjen e dy personave
Policia në Kamëz ka parandaluan një ngjarje kriminale ditën e sotme. Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas: B.S., 40 vjeç, banues ne Valias dhe S.S., 39 vjeç, banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./E.B-dritare.net